Këngëtarja Bebe Rexha zgjodhi të mos e përfundojë performancën e saj në Las Vegas mbrëmë, kjo për shkak të problemeve teknike.
Teksa doli në skenë në Sports Illustrated "The Party", të shtunën mbrëma, kantautorja u përball me probleme me mikrofonin që rezultuan në cilësi të dobët të zërit.
Duke u shprehur e zhgënjyer, Bebe Rexha e ndërpreu performancën, duke thënë: “Ju dua, por duhet të kuptoni sistemin e mikrofonit…”.
Megjithatë ajo nuk u tërhoq nga dëshira për të ofruar një “show të mirë” pavarësisht vështirësive teknike.
Por derisa problemet teknike vijuan të bëheshin edhe më të shpeshta, Bebe la skenën duke bërë që performanca të mbyllej para kohe.
Kohëzgjatja e saktë e performancës së saj mbetet e paqartë, por konfirmohet se ajo ka kënduar të paktën disa këngë, teksa qarkulluan foto dhe video të shumta që e kapnin në skenë.
@dailymail Bebe Rexha got triggered at the Sports Illustrated party ???? #beberexha #superbowl #lasvegas #football #chiefs #49ers ♬ original sound - Daily Mail