A e dini se sfungjeri natyral rritet në tokë? Kush është inxhinieri i ri nga Berati që po e kultivon

24 Shkurt 2022, 22:59Dhoma e rrëfimit SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Keni parë ndonjëherë një fushë të mbjellë me sfungjer bimor në Shqipëri?! Për herë të parë këtë bimë e ka sjell një inxhinier i ri 28 vjeçar nga Berati, Rakip Belishaku.

Tre vite më parë, teksa ishte duke bërë udhëtim pune në Vietnam, u has me këtë sfungjer në aeroportin e Hanoit. Si fillim kurioziteti e shtyu të mësonte me tepër rreth tij, deri sa arriti të zbulonte se si rritej dhe cilat ishin cilësitë e këtij produkti.

A e dini se sfungjeri natyral rritet në tokë? Kush është

Por e gjithë kjo nuk mbeti vetëm te kurioziteti, gjatë periudhës së pandemisë, kur një pjesë e mirë e punëve ishin pezulluar, Rakipi… mbolli sfungjerin natyral, luffa.

Duke e studiuar mirë bimën, kushtet që kërkonte dhe përkujdesjen që donte ai guxoi të prodhonte një nga produktet e rralla që është mbjell ndonjëherë në vendin tonë.

Aktualisht Belishaku ka nxjerrë katër produkte të ndryshme që bazë të tyre kanë sfungjerin luffa. Është prezent në tregun vendas dhe ka filluar eksportin në Gjermani.

A e dini se sfungjeri natyral rritet në tokë? Kush është

Por ky nuk është angazhimi i vetëm i Rakipit. Ai është inxhinier nafte dhe punon për kompani ndërkombëtare. Ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera dhe dhjeta ka qenë nota që nuk i është ndarë në të gjitha ciklet shkollore.

Rakipi është lindur e rritur në fshat dhe vjen nga një familje që lidhjen me tokën e ka të veçantë. Ai mendon se nëse kujdesesh dhe “sillesh mirë” me të, ajo ta kthen mbrapsht në të njëjtën formë. Edhe pse ka hasur plot zëra dhe vëzhgime që e kanë parë me habi iniciativën e tij, ai ka besuar tek ajo që bën duke sjell një nga produktet me të veçanta në vend.

Nuk është një panoramë e zakonshme në Shqipëri kjo që na sjell Rakipi, kur shumë të rinj duan të largohen, apo gjejnë forma ‘të lehta” për t’u pasuruar apo për të siguruar të ardhurat e tyre, ai ka zgjedhur rrugën e punës dhe të sakrificës duke shpresuar dhe besuar tek një e ardhme më e mirë, e për këtë arsye vlen të mbështetet.

Sot sjellim në Dita një bisedë me inxhinierin, i cili na tregon më tepër rreth iniciativës së tij, por edhe vështirësive që has një i ri kur dëshiron të hap një biznes dhe të bëhet sipërmarrës.

A e dini se sfungjeri natyral rritet në tokë? Kush është
Rakip Belishaku

-Rakip, më trego diçka për veten, shkollimin që ke përfunduar, angazhimin aktual?

Kam lindur dhe jam rritur ne fshatin Kuç të Beratit. Jam diplomuar për Inxhinieri Nafte dhe kam 7 vjet që punoj për kompani ndërkombëtare kryesisht jashtë Shqipërisë.

-Së fundi ju jeni duke prodhuar një sfungjer që mbillet në tokë, mund të na tregoni më tepër se si ju lindi kjo ide?

Sfungjerin natyral ose luffa-n e hasa para 3 vjetësh në një dyqan produktesh lokale në aeroportin e Hanoit në Vietnam. I shtyrë nga kurioziteti e bleva një sfungjer të cilin nuk e dija se çfarë ishte egzaktësisht. U deshën disa ditë kërkime ne Google për të gjetur emrin në anglisht dhe për të zbuluar veçoritë fantastike të kësaj bime.

-Pra, nuk është një ide që ka lindur në kohë pandemie?

Si ide nisi pak para pandemisë, por konkretizimi i saj dhe vënia në jetë e këtij projekti ndodhi për shkak të pandemisë. Kompania që punoja pezulloi operacionet dhe më në fund kisha kohën e mjaftueshme për t’ia përkushtuar luffa-s dhe për të ngritur plantacionin e parë.

A e dini se sfungjeri natyral rritet në tokë? Kush është

– Ku jeni duke e prodhuar këtë sfungjer, për çfarë është i veçantë, cilat janë cilësitë e tij?

Ferma jonë e sfungjerit bimor ndodhet në Berat ku dhe kemi ngritur punishten për përpunimin e tij.

Sfungjeri i parë sintetik u krijua në 1940 në Amerikë. Ishte një zgjidhje thuajse e detyruar nga rrethanat pasi Japonia që para luftës ishte furnizuesi kryesor i Amerikës me sfungjer luffa. Pas Luftës se Dytë Botërore perëndimi harroi vetitë fantastike të sfungjerit bimor dhe u fokusua krejtësisht tek produktet e najlonit. Që në lashtësi luffa ka qenë e përdorur si produkt i përkujdesjes ndaj lëkurës. Falë teksturës që ka, arrin të bëjë pastrim të thellë të saj . Parandalon celulitin dhe strijat. Redukton pikat e zeza në lëkurë si dhe zhbllokon poret. Struktura fibroze bën që gjatë përdorimit të masazhohet epiderma duke rritur mikroqarkullimin e gjakut për një lëkurë rinore.

-Cila është faza nëpër të cilën kalon ky prodhim, kur mbillet, sa gjatë rritja e më pas deri në momentin që nxirret në treg?

Luffa është bimë një vjeçare që mbillet në fillim të pranverës dhe ka një cikël rritje rreth 9 muaj. Është e ngjashme me kungullin, mirëpo ndryshon tek procesi i pjekjes. Në momentin e maturimit ajo humbet peshë dhe ngelet një strukturë fibroze në brendësi. Pas vjeljes, kalon në disa procese të zhveshjes së lëkurës, larjes, heqjes së farave dhe magazinimit. Pas mbarimit të sezonit fillojmë me përpunimin e saj në punishte ku i nënshtrohet disa proceseve të tjera derisa të krijohet produkti përfundimtar.

– A u përballët me skepticizëm në momentin e parë që e propozuat këtë ide?

Çdo ide e re së pari përballet me skepticizëm. As ne nuk i shpëtuam dot këtij rregulli. Të paktë ishin ata që besonin se një bimë e tillë ekzistonte dhe aq më tepër që mund të arrinim ta prodhonim në vendin tonë që ka një klimë të ndryshme nga vendet e origjinës të cilat i përkasin klimës ekuatoriale.

A e dini se sfungjeri natyral rritet në tokë? Kush është

-Cili është ndikimi social i biznesit tuaj?

Impakti i kryesor që ne kemi si biznes është mbrojtja e mjedisit pasi po ofrojmë një produkt 100 % bimor i cili zëvendëson më së miri produktet sintetike dhe nuk lë mbetje në mjedisi. Së dyti biznesi ynë është i orientuar ndaj kauzave sociale dhe kryesisht mbështetjes së femrave. Edhe emrin e sipërmarrjes e kemi “Rinora Handmade”, Rinora emër vajze që njëkohësisht tregon funksionin që produktet tona kanë : Të mbajnë lëkurën rinore. Përveç këtyre ne kemi një program ku 10 % e të ardhurave nga shitja e çdo produkti shkon për gratë dhe fëmijët e dhunuar. Pra nuk jemi thjesht biznes, por jemi biznes me mision ndaj mjedisit dhe ndaj komunitetit.

-Çfarë keni arritur deri me tani me këtë biznes dhe cilat janë ambiciet e tua?

Aktualisht kemi nxjerrë katër produkte të ndryshme që bazë të tyre kanë sfungjerin luffa. Jemi prezent ne tregun vendas dhe kemi filluar eksportin.

-A ka një risk biznesi juaj, cili është ai?

Risku është pjesë e pashmangshme e çdo biznesi. Në rastin tonë lidhet kryesisht me kultivimin e bimës dhe faktin që jemi shumë të ndjeshëm ndaj “humorit” të motit.

-A keni nxitur edhe fermer të tjerë për të mbjell sfungjer, a ju kanë pyetur?

Ka pasur kureshtje për sfungjerin, por duke qenë së është një bimë që kërkon kujdes intensiv dhe investime për krijimin e sistemit të plantacionit kjo gjë i ka trembur disi. Më problematik është fakti është që kërkon një infrastrukturë dhe njohuri për ta përpunuar. Shitja e këtij produkti është shumë më ndryshe nga produktet e tjera bujqësore.

-A mendoni që ta tregtoni produktin tuaj jashtë vendit?

Aktualisht jemi duke bërë eksport të këtij produkti në Gjermani, duke prodhuar me specifikat dhe paketimin e kërkuar nga partnerët tanë.

-Çfarë e lidh një inxhinier nafte me këtë ide biznesi, çfarë e lidh me tokën dhe me prodhimet e saj?

Dikujt që është rritur nëpër ara nuk besoj se i largohet ndonjëherë dashuria për tokën dhe natyrën. Familja ime ka kultivuar perime për 30 vjet dhe duke gjykuar nga vështirësitë më patën ushqyer me idenë që bujqësia nuk është zgjidhje dhe duhet të fokusohesha tek arsimimi dhe profesioni. Ime më’ ende kur më sheh duke punuar me qesëndi thotë : “ E dërgon djalin në shkollë, bëhet inxhinier e vjen t’i mbjell tokat sfungjer”

-Cila është vështirësia më e madhe që hasin të rinjtë në vendin tonë, që kanë një ide biznesi dhe duan ta realizojnë atë?

Vështirësia më e madhe besoj lidhet me mendësinë. Sistemi ynë arsimor na përgatit për të qënë punonjës dhe jo sipërmarrës. Madje edhe shkollat e biznesit qëndrojnë në të njëjtën linjë. Shtoji kësaj edhe faktin e një tendence masive të të rinjve për t’u larguar, tendencë që dashur pa dashur prek edhe ata që kanë ide biznesi ose që kanë një biznes.

-Me aq sa vini re ju, a ka një dembelizëm në rinin shqiptare, këtu dua të them që duan t’i arrijnë rezultatet të shpejta, duke u bërë të pasur ‘brenda ditës”?

Më tepër sesa dembelizëm ka një mungesë durimi për t’i arritur gjërat. Sipas një studimi nga revista Forbes start-upeve amerikane u duhen rreth 8 vite për të arritur pikën shpërthyese. Pra duhet të jesh i gatshëm të sakrifikosh 8 vite nga jeta jote që të shohësh një projekt të jetë i suksesshëm ( gjithmonë nëse do jetë i tillë pasi 80 % e bizneseve që hapen falimentojnë në 5 vitet e para). Unë gjykoj që është çështje mendësie që vjen nga faktorë të ndryshëm: sistemi arsimor, zhvillimi shoqëror etj.

Entela Resuli

Video