Dan Bilzerian heq dorë nga “haremi”, thotë se është përkushtuar vetëm në një lidhje

19 March 2024, 21:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dan Bilzerian heq dorë nga “haremi”, thotë se
Dan Bilzerian

Playboy i famshëm Dan Bilzerian më në fund ka konfirmuar se ka kaluar në monogami, duke kaluar disa vite aventura me shumë të dashura.

43-vjeçari u bë i famshëm falë arritjeve të tij të jashtëzakonshme si një lojtar profesionist pokeri.

Por vitet e fundit, ai ka bërë mjaft emër si një nga Playboy-t më të famshëm të internetit, duke zbuluar shpesh në media sociale se me sa vajza ka fjetur.

Shpesh fotot e tij, ku shfaqet i rrethuar nga dhjetra femra të bukura kanë pushtuar internetin.

Dan Bilzerian heq dorë nga “haremi”, thotë se
Dan Bilzerian me të dashurën

Tani, Bilzerian ka pranuar në një intervistë se si ai mendon se një marrëdhënie monogame është një opsion më i mirë.

Monogami do të thotë të jesh në një marrëdhënie vetëm me një person tjetër.

Gjatë një episodi të podcast-it Mighty Pursuit në fillim të këtij muaji, Bilzerian pranoi se ditët e tij si Playboy kanë mbaruar ndërsa ai tashmë përqafon stilin e jetesës në monogami.

“Mendoj se është më mirë të kesh një marrëdhënie monogame, sado e çuditshme që vjen nga unë”, tha ai duke qeshur. “Ju mund të gjeni një vajzë me të cilën ju pëlqen të kaloni kohë dhe që i besoni njëri-tjetrit”, u shpreh ai.

Ai tha më tej se ndihet 'më i relaksuar' me një partnere me të cilën po del në takime, në vend të dhjetra grave çdo ditë dhe vetëm për marrëdhënie seksuale.



Video