Arti në zi, vdes këngëtari i hitit të famshëm italian “Sara perche ti amo”

18 October 2022, 17:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arti në zi, vdes këngëtari i hitit të famshëm italian
Franco Gatti

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare këngëtari i njohur italian, Franco Gatti, anëtar i grupit historik” Ricchi e Poveri”.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij, teksa Gatti ka mbyllur sytë përgjithmonë në spitalin e Genovas. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se këngëtari ishte distancuar prej kohësh nga grupi, pas vdekjes së papritur të djalit të tij Alessio në vitin 2013, kur ai ishte vetëm 23 vjeç.

“Një pjesë e jetës sonë iku. Lamtumirë Franko”, thuhet në deklaratën e grupit. Edhe pse e konsideroi të mbyllur aktivitetin e tij muzikor, në vitin 2020 ai mori pjesë në ribashkimin e grupit në Sanremo. Grupi u krijua në 1967 dhe u emërtua nga Franco Califano sepse ata ishin “të pasur në ide, por të varfër në para”.

Grupi kanë kënduar një disa hite, ku mes këngëve më të njohura është “Sara perche ti amo”, një këngë e cila pëlqehet dhe sot e kësaj dite.


Video