Trump do ia rrisë ndjeshëm tarifat Indisë, për shkak se blejnë naftë nga Rusia

4 Gusht 2025, 17:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se do i rrisë "në mënyrë të konsiderueshme" tarifat ndaj Indisë, duke e akuzuar vendin se në thelb po ushqen "makineritë ruse të luftës", duke importuar naftë prej tyre.

"India jo vetëm që po blen sasi të mëdha të naftës ruse, por më pas, për pjesën më të madhe të naftës së blerë, e shet atë në tregun e hapur për fitime të mëdha", shkroi Trump në rrjetin social "Truth Social".

"Atyre nuk u intereson se sa njerëz në Ukrainë po vriten nga Makineria Ruse e Luftës. Për shkak të kësaj, unë do ta rris ndjeshëm Tarifën që India i paguan SHBA-së. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!!!", ka shkruar Trump pak më parë në rrjetet sociale.


Video