SHBA sanksionon anëtaren serbe të Presidencës së Bosnjes dhe Hercegovinës

31 July 2023, 19:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA sanksionon anëtaren serbe të Presidencës së Bosnjes dhe
Zhelka Cvijanoviç

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj anëtares serbe të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviç, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga Republika Sërpska.

Kjo ka ndodhur për shkak të "minimit të Marrëveshjes së Paqes të arritur në Dejton më 1995", raporton Zëri i Amerikës.

Në listën e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit janë futur edhe kryetari i Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiç, kryeministri i këtij entiteti, Radovan Vishkoviç dhe ministri i Drejtësisë në Republikën Sërpska, Millosh Bukejlloviç.


Video