Rezistenca e ushtarit ukrainas, lufton i vetëm kundër rusëve (VIDEO)

30 May 2022, 16:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rezistenca e ushtarit ukrainas, lufton i vetëm kundër rusëve
Rezistenca e ushtarit ukrainas

Zjarr masiv i artilerisë, fusha të mbushura me kratere dhe llogore. Konflikti në Ukrainë në këtë fazë duket i ngjashëm me atë që ndodhi në Europë gjatë Luftës së Parë Botërore. Kjo video e tregon.

Një grup mercenarësh filo-rusë në një pozicion Novotoshkivske, Luhansk, kanë neutralizuar pjesën më të madhe të mbrojtëse. Mbetet vetëm një. Por ushtari vendas lufton me guxim deri në fund, duke mbrojtur llogoren ku ndodhet nga sulmet e forcave speciale ruse që ndodheshin vetëm pak metra larg tij. Ky ushtar arriti të hidhte dy herë një bombë ruse nga llogorja ku gjendej. Më pas armiqtë shënjestrojnë llogoren e ushtarit që shpërthen. Plagoset ose gjithçka ka shkuar më keq. Fati i tij nuk dihet.

Ndërkohë, rusët kanë hedhur çdo gjë në ofensivën e tyre në Luhansk, sidomos në qytetin Severodonetsk, por nuk janë duke arritur ndonjë sukses. Të paktën kështu shprehet një analist sigurie dhe mbrojtjeje.

Michael Clarke ka thënë për BBC se forcat ukrainase duhet të marrin një vendim shumë të rëndësishëm nëse duhet të përpiqen të shpëtojnë qytetin apo të tërhiqen në një territor më të sigurtë në perëndim. Sipas Clarke shumë shpejt Severodonetsk do të rrethohet nga të gjithë krahët.

“Ata duket se duan që të luftojnë”, tha ai, por shtoi se beteja mbi dominimin e qytetit dominohet nga lumi që rrjedh në perëndim të tij.

“Në Perëndim të atij lumi, ukrainasit kanë 4 brigada. Rusët po përpiqen që të shkojnë pas tyre. Nëse ndodh, ato brigada do të jenë në telashe”, tha analisti.


Video