
Presidenti francez Emmanuel Macron ndërpreu një seancë të Samitit “Africa Forward” në Nairobi, pasi në sallë kishte zhurmë dhe diskutime të vazhdueshme mes pjesëmarrësve.
Incidenti ndodhi gjatë një paneli për kulturën dhe bashkëpunimin mes Francës dhe vendeve afrikane.
Macron u ngrit nga vendi, mori mikrofonin dhe kërkoi qetësi në sallë.
“Më falni, por është e pamundur të flasim për kulturën me gjithë këtë zhurmë”, tha presidenti francez.
Ai u kërkoi pjesëmarrësve të respektonin folësit ose të largoheshin nga salla nëse donin të bënin biseda të tjera.
“Nëse doni të diskutoni tema të tjera, mund të largoheni.
Nëse doni të qëndroni këtu, do të dëgjojmë folësit dhe do të respektojmë të njëjtat rregulla”, deklaroi Macron.
Më vonë, ai iu rikthye situatës me tone më të qeta, duke thënë me buzëqeshje se “heshtja zakonisht e ndalon zhurmën”.
Samiti “Africa Forward”, i organizuar nga Franca dhe Kenia, synon forcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike mes Francës dhe vendeve afrikane.
Gjatë forumit, Macron deklaroi se Franca dëshiron të largohet nga modeli i vjetër i ndikimit në Afrikë, duke theksuar se “ajo epokë ka përfunduar”.
French President Emmanuel Macron interrupted the Africa Forward Summit in Nairobi, Kenya, to hush the crowd as artists and young speakers addressed the crowd, calling the noise 'a total lack of respect' https://t.co/PUpxw70qaL pic.twitter.com/Kfx8Y3wAcj
— Reuters (@Reuters) May 11, 2026