Polonia u godit nga raketat ukrainase/ Sekretari i NATO-s: Faji është i Rusisë

16 November 2022, 14:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Polonia u godit nga raketat ukrainase/ Sekretari i NATO-s: Faji është
Jens Stoltenberg dhe Zelensky

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në një konferencë për shtyp para gazetarëve rreth çështjes së ndodhur në Poloni, e cila u sulmua nga një raketë.

Ai tha se Rusia është përgjegjëse për atë që ndodhi në Poloni.

Stoltenberg shtoi se Ukraina ka të drejtën e saj për të rrëzuar valën e raketave ruse që synojnë qytetet e saj dhe infrastrukturën kritike të vendit.

“Rusia mban përgjegjësi për atë që ndodhi dje në Poloni, sepse kjo është rezultat i drejtpërdrejtë i luftës së vazhdueshme dhe valës së sulmeve nga Rusia kundër Ukrainës dje. Ukraina “sigurisht” ka të drejtën të rrëzojë valën e raketave ruse që synojnë qytetet e Ukrainës dhe infrastrukturën kritike të Ukrainës”, tha ai.


Video