Operacioni “Bad Boys”, shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Itali, “shefa” ishin dy vëllezër

23 Shtator 2022, 18:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operacioni ne Itali

Autoritetet italiane kanë shkatërruar grupin kriminal të shqiptarëve, që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë 35 dhe 36-vjeç.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se është vendosur arrest me burg ndaj  4 shqiptarëve të moshave 20 deri në 36 vjeç, ndërsa për 8 persona të tjerë u vendos masa e sigurimit ‘detyrim paraqitje’

Bëhet e ditur se grupi kriminal i shkatërruar nga operacioni i koduar “Bad Boys” vepronte mes Asti dhe Santa Vittoria d’Alba.

Hetimet paraprake thonë se fitimet e vlerësuara të grupit janë rreth 1.5 milionë euro. Si rezultat i operacionit u gjetën dhe u sekuestruan  4.7 kilogramë kokainë, si dhe janë vënë nën hetim 30 persona, dhe u kryen 12 arrestime gjithsej.

Lënda narkotike vendosej brenda disa kavanozëve dhe më pas në nën tokë, për t’u tregtuar në zonë.

Në krye të grupit kriminal ishin dy vëllezërit shqiptar 35 dhe 36 vjeç, të cilët kanë menaxhuar gjithçka, njëri prej tyre fillimisht nga burgu i Cuneos, më pas nga shtëpia e tij, ku ishte në arrest shtëpie.

Grupi kriminal, përveç dy vëllezërve përbëhej madje dhe nga bashkëshortet dhe dy kunetërit e tyre, të cilët i përkushtoheshin veprimtarisë së fshehjes, ndalimit, furnizimit dhe shitjes së kokainës, të cilët furnizonin nipin dhe 20-vjeçarë të tjerë me një hektogram dhe të cilin e shpërndanin në sheshet mes Astit, Albës dhe Bra.

Të ardhurat nga shitja u jepeshin më pas dy vëllezërve, të cilët drejtonin efektivisht grupin kriminal.

Video