Johnson tërhiqet nga gara, Sunak favoriti kryesor për postin e kryeministrit të Britanisë

24 October 2022, 07:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Johnson tërhiqet nga gara, Sunak favoriti kryesor për postin e
Rishi Sunak dhe Boris Johnson

Rishi Sunak është favoriti kryesor për të zëvendësuar Liz Truss, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Ky zëvendësim mund ta bëhet këtë pasdite, shkruan BBC.

Ndërsa rivali i tij më i afërt, ish-kryeministri Boris Johnson, u tërhoq nga gara mbrëmjen e djeshme. Johnson tha se kishte mbështetjen e nevojshme për të qëndruar, por një gjë e tillë sipas tij nuk do të ishte “gjëja e duhur për të bërë”.

Deputetët që mbështesnin Johnson kanë nisur të ndryshojnë nominimet për të mbështetur Sunak dhe Mordaunt.

Pas njoftimit të Johnosn për tërheqje nga gara, Sunak e vlerësoi për arritjet e tij si kryeministër, duke thënë se “ai e udhëhoqi Britaninë përmes disa prej sfidave më të vështira me të cilat është përballur vendi ndonjëherë”.

Laburistët kanë përsëritur thirrjen e tyre për zgjedhje të përgjithshme, ashtu si edhe SNP.


Video