“Albin Kurti do jetë i vd*kur”/ Grafite kërcënuese për Kryeministrin e Kosovës në veriun e Mitrovicës!

3 Shtator 2025, 13:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albin Kurti

Një një grafit kërcënues ndaj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti është identifikuar mbrëmjen e kaluar.

Konkretisht grafiti është identifikuar pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Siç raportojnë mediat e Kosovës, lidhur me këtë grafit nuk ka as të arrestuar dhe as të dyshuar, por me urdhër të prokurorit është hapur rasti për kanosje.

Grafiti i shkruar në gjuhën serbe në shkrimin cirilic në shqip thotë “Me agimin që po lind në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

“Albin Kurti do jetë i vd*kur”/ Grafite kërcënuese

Rastin e ka konfirmuar vetë zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, Veton Elshani i cili tha se shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendosur më herët në rrjetin social Telegram.

Pas orës 21:00 një shkrim është duke u shënuar në një mur që ne e kemi hapur pas konsultimeve me prokurorinë si kanosje.

Nuk ka të dyshuar, ka pasur shkrime edhe në rrjetin social serb ‘Korridori’ pastaj edhe në mur është shkruar”, tha ai.


Video