Tërmet i fortë godet pak pas mesnate Greqinë, banorët në panik

9 October 2022, 08:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmet i fortë godet pak pas mesnate Greqinë, banorët
Foto ilustruese

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi Gjirin e Korinthit në Greqinë qendrore pak pas mesnatës së kaluar por nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo lëndime.

Tërmeti i fuqishëm ka rënë rreth orës 01:00 dhe lëkundjet janë ndier në Fokida, por edhe në Atika.

Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti me magnitudë 5 ballë ishte me qendër 26.1 km në juglindje të Amfissa -s dhe kishte një thellësi fokale prej 10 km.

Tërmetit kryesor i ka paraprirë një pasgoditje me magnitudë më të vogël, ndërsa pas lëkundjes kryesore me magnitudë 5 janë regjistruar gjithsej 11 pasgoditje.

Në zonat pranë tërmetit banorët shprehen në panik pasi lëkundja ka qenë e fortë dhe ka pasur edhe një zhurmë të fortë.

Banorët e Xylokastros thanë se tërmeti ishte shumë i fortë në qytetin e tyre dhe se u zgjuan kujtimet e vitit 1999, kur ka pasur një tjetër tërmet që ka sjellë pasoja të mëdha.

Banorët nga Galaksidi dhe Eratini e cilësojnë tërmetin si intensiv, por me kohëzgjatje të shkurtër dhe me zhurmë të fortë.


Video