
Ishte parashikuar që avioni i kompanisë së fluturimeve 'Albawings' në linjën Verona-Rinas të mbërrinte në aeroport në orën 16:00, por nuk mundi te ralizonte në kohë manovrën e uljes, ndërsa u nis në orën 14:40 nga aeroporto italian i Veronës.
Fillimisht avioni tentoi të ulej në orën 16:00 në Rinas por sapo preku pistën vetëm pak metra u ngrit menjëherë sepse nuk ishte e sigurtë zbritja e avionit.
Për 20 minuta asnjëra nga stjuardesat nuk dha asnjë informacion për udhëtarët, por me pas në bokse kapiteni e argumentoi se nuk ulën dot pasi era ishte e fortë.
Video eksluzive për VoxNews:
Pasagjerët raportuan për VoxNews se kjo duket se është vetëm një justifikim pasi siç thonë pasagjerët e pranishëm nuk dukej aspak erë vetem pak reshje shiu.
Video eksluzive për VoxNews:
Pas 40 minutash qëndrim në ajër avioni tenton sërish të ulet në orën 16.40, kësaj herë me veshtirësi por arrin të ulet.
Stjuardesat e pranishme në udhëtim këshilluan në fund pas uljes pasgjerët që bën vidio që mos të publikojnë materialet në mediat online, pasi sipas tyre kjo nuk ishte e qëllimshme por ulja e parë dështoi për shkak të erës.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.