Kushtetuesja do t’i bëjë të martën ceremoni largimi Holta Zaçajt te lokali përballë gjykatës!

22 Nëntor 2025, 21:22Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Holta Zaçaj

Pas një debati që zgjati pak më shumë se 1 vit, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj do të largohet nga posti, për shkak të përfundimit të mandatit.

Ka pasur shumë hamendësimë, deklarata apo edhe vendime për kohën që Zaçaj do të largohej nga Kushtetuesja, teksa fillimisht u mendua fundi i vitit 2024, më pas marsi i vitit 2025 dhe tani fundi i vitit.

Koha në drejtimin e Kushtetueses s’ka qenë e qetë për Zaçajn, pasi fillimisht u përplasën me SPAK-un për çështjen e përgjimit, më pas vendimet tepër të diskutuara, çështja “Veliaj” e tashmë çështja “Balluku”.

Ka qenë një përplasje e vazhdueshme për mandatin e Zaçajt, edhe gjatë skandalit të votimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të zgjedhur nga Gjykata e Lartë, ku fitues doli në mënyrë skandaloze Asim Vokshi.

Por, edhe në atë rast Zaçaj mbijetoi, teksa jemi në fund muajt e fundit të vitit 2025 dhe tashmë “nuk mban më ujë pilafi”.

Ditët e fundit, Gjykata Kushtetuese ka hapur një tender për koktej.

Kushtetuesja do t’i bëjë të martën ceremoni largimi
Faksimile: Njoftimi i tenderit të hapur nga Gykata Kushtetuese për koktej për kryetaren

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Gjykata Kushtetuese ka hapur tenderin me objekt “blerje e shërbimeve për realizimin e një koktejli për Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, në datën 25 Nëntor 2025, në Tiranë”.

Pra, të martën që vjen anëtarët dhe stati i kësaj gjykate do të mbldhen për t’i dhënë lamtumirën Zaçajt nga Kushtetuesja.

Në specifimet e dokumenteve, Kushtetuesja shkruan se kërkohet shërbimi i koktelit në datën 25 nëntor 2025, për 70 persona.

Por, ku do t’a bëjnë koktejin?!

Kushtetuesja do t’i bëjë të martën ceremoni largimi
Faksimile: Koktejli dhe ceremonia do të organizohet nga lokali përballë Gjykatës Kushtetuese

Tenderi është me vlerë të vogël, teksa VoxNews ka mësuar se do të kushtojë rreth 2 mijë euro. Paratë do të paguhen nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka finalizuar ditët e fundit edhe procedurën.

Mësohet se ceremonia do të organizohet nga subjekti “KOTONI”. Në fakt, subjekti është një hotel, bar dhe restorant, me vendndodhje përballë Gjykatës Kushtetuese.

Gjithkush mund të bëjë llogaritë vetë, nëse personat që bënë dokumentet mund t’i njohin pronarët apo të kenë lidhje me ta.

Fakti është se, më shumë sesa procedura, ceremonia e organizuar do të mbyllë një kapitull në Gjykatën Kushtetuese, për t’i hapur rrugën një tjetër rruge, e cila mbetete për t’u parë.

Nëse vendimet do të jenë në favor të mazhorancës, siç është rasti i “Ballukut”, apo do të jenë në mbrojtje të Republikës dhe dokumentit themeltar të shtetit tonë, Kushtetutës!

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video