ARRSH hedh miliona euro në konçesionin e Kastratit dhe Salillarit!

7 Prill 2023, 12:47Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Biznesmenët Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari

Investimet në rrugë ekzistuese për përmirësimin e tyre, ndërhyrje në gjurmë të reja, projekte në vazhdim apo ndërlidhje e rrugëve lokale me autostradat janë disa nga procedurat që ndjek Autoriteti Rrugor Shqiptar kohëve të fundit.

ARRSH ka hapur procedurën për një tender 182 milionë lekë (182,622,447.93 të reja) për mbrojtje lumore në aksin Milot-Morinë.

Më poshtë është preventivi ku ARRSH tenton të justifikojë se me këto lekë, do të bëhet, gërmim dhe transport dheu e zhavorri, mbushje, vendosje e gabioneve me rrjetë dhe beton për të devijuar shtratin e lumit në kilometrat që rruga rrezikohet.

ARRSH hedh miliona euro në konçesionin e Kastratit dhe Salillarit!
Preventivi

Objekt i këtij tenderi është 'Mbrojtje lumore nga km 9+040 deri në km 9+240 në aksin Milot Morinë'.

Afati i fundit për paraqitjen e ofertave është data 14 Maj, do të zgjasë 9 muaj, tashmë pritet kush do jetë fituesi.

ARRSH hedh miliona euro në konçesionin e Kastratit dhe Salillarit!
Mbrojtje lumore nga km 9+040 deri në km 9+240 në aksin Milot Morinë

Kjo rrugë mbulohet nga firma koncesionare Albanian Highway Concession, në pronësi të përbashkët të “Kastrati Group” dhe “Salillari, e cila ka arkëtuar këtë shumë pjesërisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht nga përdoruesit e rrugës.

ARRSH hedh miliona euro në konçesionin e Kastratit dhe Salillarit!

Ky koncesion ka një afat 30 vjeçar, ndërsa në katër vitet e para, ai i ka kushtuar qytetarëve mesatarisht 3.2 miliardë lekë.

ARRSH hedh miliona euro në konçesionin e Kastratit dhe Salillarit!
Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave.

Aksi Milot-Morinë është kontrata e parë koncesionare e këtij lloji, dhënë nga shteti shqiptar, e cila synon që të mundësojë përfundimin e punimeve kapitale në rrugës, siç janë: zgjerimi i saj apo ndërtimi i urave të mbetura, rritja e kushteve të sigurisë, si edhe mirëmbajtja periodike. Por duket sipas këtij tenderi Autoriteti Rrugor Shqiptar do t'i ndihmojë koncesionarët. 

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video