Fëmijët tanë, të pambrojtur në internet

17 Tetor 2023, 12:12Dhoma e rrëfimit SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Femije ne internet

Entela Resuli

Një raport i fundit i UNICEF Albania përllogarit që 51 për qind e fëmijëve në Shqipëri përdorin masivisht internetin.

Në mbarë botën, më shumë se 175 000 fëmijë hyjnë çdo ditë për herë të parë në internet, një fëmijë i ri në sekondë, deklaron UNICEF-i. Krahas përfitimeve, aksesi dixhital i ekspozon këta fëmijë ndaj një sërë rreziqesh, duke përfshirë përmbajtjet e dëmshme, shfrytëzimin dhe abuzimin seksual, bullizmin kibernetik, dhe keqpërdorimin e të dhënave të tyre personale. Edhe Shqipëria, nuk bën përjashtim nga vendet e tjera.

Në Shqipëri mungon kuadri ligjor që t’i mbrojë fëmijët nga rreziqet e internetit, të cilat nuk janë të parashikuara në Kodin Penal dhe as në Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, gjë e cila ka sjellë ekspozim të fëmijëve përkundrejt pedofilëve, të cilët gjithnjë e më shumë po përdorin internetin për të identifikuar fëmijët viktima të dhunës dhe shfrytëzimit për qëllime seksuale.

Sipas të dhënave nga UNICEF, në mbarë botën, 1 në 3 përdorues të internetit është fëmijë. UNICEF evidenton se detyrimi për mbrojtjen e fëmijëve në botën dixhitale iu takon të gjithëve, duke përfshirë qeveritë, familjet, shkollat dhe institucione të tjera, veçanërisht sektorin privat që ofron shërbimet e internetit dhe telekomunikacionit.

Rreziqet nga interneti, Abuzimi psikologjik, Abuzimi seksual, Bullizmi, Pornografia, Pedofilia, Dhomat e chat-it, Lojrat online, Njohjet në rrjetet sociale.

 

Raporti, 51% e fëmijëve kanë akses online kur duan

Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF Albania, në një raport të fundit, thekson se mosha mesatare e fëmijëve në botë që kanë akses për herë të parë në internet është 9 vjeç, ndërsa 37% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se kanë përdorur internetin nga mosha 8-vjeçare ose dhe më herët. Sipas të dhënave të publikuara, një fëmijë qëndron online 3 orë në ditë dhe ka akses sa herë që dëshiron.

Njëkohësisht, ka mjaft raste që tregojnë se fëmijët po hyjnë në internet në mosha gjithnjë e më të reja. Në Shqipëri, numri i përdoruesve aktivë të internetit u rrit në 2 milionë në vitin 2017, që është 18% më e lartë krahasuar me vitin 2016. Kjo pajisje dixhitale i ekspozon fëmijët ndaj një numri të madh përfitimesh dhe mundësish, por edhe një mori rreziqesh dhe dëmesh, për përmbajtjen e dëmshme, abuzimin seksual dhe shfrytëzimin, bullizmin kibernetik dhe keqpërdorimin e informacionit privat. UNICEF thekson se detyrimet për të mbrojtur fëmijët online duhet të diskutohen me qeveritë, familjet dhe komunitetet.

Nga ana tjetër, sektori privat, sidomos industritë e teknologjisë dhe telekomunikacionit, duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për të krijuar një botë më të sigurt dixhitale për fëmijët. Në një studim të 4 viteve më parë, nga Ëorld Vision mbi sigurinë e fëmijëve në internet në Shqipëri, me rreth 1000 fëmijë të moshës 13-18 vjeç, 85% e të anketuarve kanë një kompjuter në shtëpi, por 65% zakonisht hyn në internet nëpërmjet telefonit celular.

Ndikimet negative te fëmijët

Në dekadat e fundit, teknologjia ka ndryshuar tërësisht çdo aspekt të shoqërisë sonë, nga mënyra se si punojmë drejt mënyrës se si ne shoqërohemi dhe jetojmë.

Një nga dallimet më të rëndësishme është ndryshimi në atë se si luajnë fëmijët, rriten dhe zhvillohen, si dhe ndërveprimi i tyre me gjeneratat e mëparshme. Megjithëse teknologjia siguron shumë përfitime pozitive për të mësuar, ajo gjithashtu mund të ketë disa efekte negative në zhvillimin e fëmijëve dhe cilësinë e jetës.

Një nga dallimet më të mëdha në mënyrën se si fëmijët jetojnë sot është aktiviteti fizik i pamjaftueshëm. Në vitin 2012, shkalla e humbjes së peshës së fëmijëve ishte 18 për qind, që është një dallim prej 11 pikësh në raport me shkallën e trashjes në vitin 1980

Koha në natyrë ka një numër të madh efektesh pozitive në trupin tuaj – ju jep ekspozim ndaj dritës së diellit, e cila furnizon trupin tuaj me vitaminë D. Kjo ndihmon për të luftuar infeksionin dhe shëron lëkurën.

Përveç kësaj, ekspozimi i rregullt ndaj dritës së diellit ndihmon në një cikël të rregullt të gjumit duke ndikuar në prodhimin e melatoninës në trup. Hulumtimet e fundit kanë treguar se ekranet nga pajisjet si tableti dhe telefonat e mençur lëshojnë dritë blu të dëmshme që mund të shkaktojnë dhimbje koke, tension dhe irritim i syve  tek fëmijët.

Teknologjia gjithashtu ka një ndikim të thellë në atë se si fëmijët mendojnë dhe ndjehen. Meqenëse teknologjia është plot stimuj dhe shpesh kërkon t’i kushtohet vëmendje një shumëllojshmërie të gjërave të ndryshme në të njëjtën kohë, fëmijët që luajnë shumë video lojëra ose kalojnë shumicën e kohës në internet, kanë më pak mundësi të fokusohen sesa fëmijët që përdorin më së paku teknologjinë.

Ajo gjithashtu mund të ndikojë në mënyrën se si fëmijët trajtojnë informacionin – kur fëmijët ekspozohen në një nivel të lartë të teknologjisë, ata tentojnë të mendojnë gjëra vetëm sipërfaqësisht dhe nuk zhvillojnë aftësinë për të menduar në mënyrë kritike ose të jenë krijuese kur mësojnë koncepte të reja.

Akademia Amerikane e Pediatrisë ka botuar kohët e fundit udhëzime se si teknologjia prek fëmijët, veçanërisht në vitet e tyre të para të zhvillimit. Ata rekomandojnë që fëmijët e 2-5 vjetëve duhet të shpenzojnë deri në një orë elektronikë çdo ditë. Prindërit gjithashtu duhet të monitorojnë se çfarë po shikojnë fëmijët e tyre deri sa  janë në internet. Zhvillimi i shëndetshëm në fëmijëri dhe adoleshencë përfshin katër faktorë për sukses. Lëvizja, prekja, lidhja njerëzore dhe lidhja me natyrën janë të gjithë faktorë të rëndësishëm për fëmijët në zhvillim.

*'Dhoma e Rrëfimit' rubrikë ekskluzive e Vox News.

***

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video