Punonjësit me paga të ulëta në administratë do të marrin bonus 15 mijë lekë

25 Dhjetor 2024, 13:59Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministria

Në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit, do të miratohet edhe vendimi për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës. 

Kjo kategori që ka pagat më të ulëta ku përfshihen, shoferë, sanitare, protokolli apo arkivi do të marrin shpërblim për fundvit 15 mijë lekë.

Burime nga Ministria e Financave thonë per mediat se janë rreth 7.700 punonjës mbështetës që do të marrin bonus në fundvit.

Në aktin normativ të fundit për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë tashmë në fuqi janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike.

Video