Ylli Manjani denoncon SKANDALIN: Mirel Mërtiri po dënohet se e ka gruan biznesmene, s'ka asnjë provë

18 Maj 2023, 21:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ylli Manjani

Ish-ministri i Ylli Manjani ka denoncuar skandalin në pretencën e dhënë në lidhje me çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

I ftuar në “Top Story”, Manjani tha se biznesmeni po konsiderohet si “pronar faktik” që nuk ekziston askund si term i shkruar dhe po dënohet vetëm se e ka gruan biznesmene.

Ai tha se për të gjithë të pandehur në lidhje me këtë çështje nuk ka asnjë provë si për ish-ministrin Lefter Koka po ashtu edhe për biznesmenët. Ai tha se nga 88 dokumente që ka nënshkruar Lefter Koka,  SPAK nuk e gjen dot se ku e ka shpërdoruar detyrën, por e akuzon për këtë vepër penale. Sipas tij, Koka është sot në burg sepse e do politika në burg.

Ylli Manjani: Rasti konkret, SPAK ka kërkuar 17 vite burg për një person faktik dhe për bashkëshorten e tij që është person juridik. Personin faktik e mësuam si risi sot, por nuk mundesh që Mirel Mërtiri të mbajë përgjegjësi.

Mirel Mërtiri mqns është burri i Stela Gugalles, është pronari faktik i kompanisë, pra dënohet për llogari të gruas. Pra për shkak se burri ka gruan biznesmene duhet të mbajë përgjegjësi njësoj. Po zhvillohet një proces gjyqësor ku publiku ka interes, por tek kjo pretenca a u bë transpasrencë? Zero. Askush nuk u informua se çfarë ka zbuluar SPAK-u. E dyta, apo mbrohet çështja nga korrupsioni duke dënuar burrin e gruas? Email, bashkëshorti i ka shkruar Klodian Zotos dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Lefter Koka akuzohet për shpërdorim detyre, nga 88 dokumente që ka nënshkruar SPAK nuk e gjen dot se ku e ka shpërdoruar detyrën. Nuk ka asnjë konkluzion bindës që Lefter Koka të ketë shpërdoruar detyrë, ku x dokumente nuk duhet ta nënshkronte. Por ka qasje indirekte dhe SPAk dhe thotë ka shpërdoruar detyrën. Të gjitha akuzat vijnë pa prova, pa hetime. Standardi i ngritjes së akuzat dhe gjykimi në gjykatë është një nga më të ulëtit që kemi patur në historinë e drejtësisë shqiptare. Ai regjim ishte i poshtër, por i kishte të shkruar. Kurse kt sot të thotë të akuzoj për pronar faktit, pa qenë e shkruar askund. Po krijohet dhe një kulturë që nëse ke hapur biznes quhesh kulak, i poshtër dhe për kusuret e këtij vendi t’i merr dhe fut në burg biznesmenë. Lefter Koka është viktimë. Ai është në burg sepse politika e do në burg.

Këtu jemi para një fakti. Gjëja e gjykuar quhet e gjykuar. Akuzat e ngritur sot nga avokati është ngritur dhe një herë më pare. E ka gjykuar gjykata e Elbasanit, të njëjtat akuza të njëjtat njerëz dhe ka dhënë një vendim. Por, s’mund të hetosh të njëjtën gjë pas shumë vitesh. Kjo quhet përndjekje. Me këtë mënyrë burgun e hanë të gjithë. Nuk ekziston një ligj që ky e ka shkelur. Ku është prova e korrupsionit të Lefter Kokës, ku janë lekët? Kjo është një betejë politike, krisja e marrëdhënies PS-LSI.

Video