
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Esmerald Ballën, të riun që u arrestua për vrasjen e babait të tij, Enver Balla, e vendosur nga Shkalla e Parë Durrës.
E njëjta masë edhe për shokun e tij, që akuzohet për moskallëzim krimi.
Balla e kreu krimin me armën e zjarrit pistoletë, pas një sherri në familje për zhdukjen e 70 mijë eurove nga kasaforta e viktimës.
Gjatë konfliktit fizik, i dyshuari tha se shkrepi armën në vetëmbrojtje, pasi 53-vjeçari po përpiqej ta vriste. Më tej trupin e fshehën në pus dhe inskenoi zhdukjen e të atit me një femër misterioze.
Hetimet dhe përgjimet zbuluan të vërtetën, teksa krimi u pranua nga dy të rinjtë me rolet respektive dhe çështja është në proces nga Prokuroria.