Rreth 138 milionë euro janë sekuestruar nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, në pronësi të biznesmenit Redi Struga, në kuadër të megaoperacionit të SPAK kundër një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash.
Sipas hetimeve, sekuestrimi i fondeve është bërë si pjesë e një hetimi të gjerë ku janë lëshuar gjithsej 20 masa sigurie ndaj personave të ndryshëm.
VENDIMI
2. Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura n ë llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj , person fizik, si më poshtë vijon:
i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe "Albanian Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
Në dosje përmendet edhe biznesmeni Artur Shehu, i cili ndodhet në kërkim nga SPAK dhe dyshohet se i ka shitur prona kësaj kompanie. Hetuesit po verifikojnë transaksionet financiare dhe lëvizjet e kapitalit për të zbardhur origjinën e fondeve dhe lidhjet e mundshme me aktivitetin kriminal që po hetohet.