Shkrumbohet plotësisht makina e një 28-vjeçari, ja çfarë dyshon policia!

20 Prill 2025, 11:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e djeshme dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tre dëshmorët” në Tiranë dhe ishte në pronësi të 28-vjeçarit me iniciale D.H.

Dyshohet se shkak i zjarri ka qenë një shkëndije elektrike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.04.2025, në rrugën “Tre dëshmorët”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, automjeti në pronësi të shtetasit D. H., 28 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

Video