Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shkodrës, komandohet Gentian Berberi!

10 Korrik 2025, 10:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gentian Berberi

Gentian Berberi është drejtori i komanduar i Policisë së Shkodrës, pas shkarkimit të Fatmir Lleshajt.

Berberi ikën nga drejtimi i Policisë së Kukësit, ku është komanduar Loard Sallaku.

Largimi i zyrtarit të policisë është bërë në lidhje me situata e krijuar në Theth me ndërtimet pa leje. 

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, drejtuesit e policisë duhet ta kenë territorin në kontroll dhe të jenë në dijeni çfarë ndodh brenda tij.

 


Video