Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, ja kërkesa e Dritan Rexhepit të trafikut të drogës ndaj GJKKO-së!

3 Shkurt 2025, 15:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jan Prenga/ Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi, bosi i trafikut të drogës kërkon të përfaqësohet nga avokatja e tij në seancën në Gjykatën e Posaçme, ku uj zhvillua gjyqi për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Avokatja e Rexhepit është shprehur në seancë së ai nuk është paraqitur pasi duhet të shoqërohej ditën e premte nga paraburgimi i Fierit në drejtim të paraburgimit 313.

Rexhepi kërkon nga gjykata nëse ka mundësi që të caktohem seancat ditë tjetër me përjashtim të ditës së hënë dhe të premte.

SPAK paraqet provat shkresore gjithsej 13 faqe.

Këqyrja e vendit të ngjarjes, që vërtetojnë se viktimë është shtetasi, Jan Prenga.

Njollat e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë krahasur me ADN e nënës së tij ku rezultojnë të përputhshme.

Gjatë hetimeve kemi paraqitur prova të pamjeve filmike të cilat janë marrë nga disa biznese. Nëpërmjet pamjeve filmike është bërë e bërë e mundur ndjeka e itinerarit.

Nëpërmjet këtyre pamjeve provohet se viktima është mbajtur nën vëzhgim disa ditë përpara ngjarjes në mënyrë që të bëhej rrëmbimi.

Automjeti Land Rover i autorëve të dyshuarve, kanë ndjekur automjetin e vikimës. Konkretisht në datën 15,16 dhe 17 janar.

Video