Qytetarët nuk ndalen, mblidhen në ditën e 43 para Kryeministrisë

12 Korrik 2026, 20:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta qytetare kundër qeverisë Rama vijon ditën e 43-të të saj.

Mijëra qytetarë janë mbledhur në bulebardin përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit në protestë kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në javët në vazhdim, deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara.

Mes tyre, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i mënyrës së funksionimit të klasës politike.

Në listën e kërkesave të qytetarëve përfshihen:

Dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë, e cilësuar nga protestuesit si e panegociueshme.
Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Ndryshime kushtetuese për garantimin e barazisë para ligjit dhe reformimin e sistemit politik, përmes një procesi që kërkohet të kalojë edhe në referendum popullor. Këto ndryshime përfshijnë rishikimin e Kodit Zgjedhor, financimit të partive politike, si dhe kufizimin e mandateve të kryeministrit.

Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore, shfuqizimi i Paketës së Maleve dhe rishikimi i kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, pas konsultimit me ekspertë, intelektualë dhe qytetarë të pavarur.


Video