“Edi Rama, dil në Bulevard!”- Përshkallëzohet protesta, qytetarët bllokojnë hyrjen e Kryeministrisë

1 Shtator 2026, 20:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përshkallëzon protesta

Siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, protesta qytetare ka hyrë sot në një fazë të re përshkallëzimi.

Në ditën e 94-të të qëndresës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë ndryshuar skenarin e marshimeve të mëparshme, duke bllokuar një nga hyrjet anësore të Kryeministrisë.

Protestuesit janë pozicionuar në hyrje të Kryeministrisë me qëllim bllokimin e daljes, pasi kanë mësuar se kryeministri Edi Rama ndodhet brenda ambienteve të institucionit.

“Dil në bulevard!”, është thirrja e protestuesve drejtuar kryeministrit, ndërsa ata vijojnë të qëndrojnë përpara godinës.

Ndërkohë, në ambientet përpara Kryeministrisë janë vendosur edhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët po monitorojnë situatën.

“Edi Rama, dil në Bulevard!”- Përshkallëzohet

Protesta vijon mes thirrjeve kundër qeverisë dhe kërkesës së protestuesve që kryeministri Rama të dalë përballë tyre në bulevard.


Video