Dhunoi me "shokët e tij" Fatmir Metën në zyrat e IKMT-së, shpallet në kërkim drejtori i Mjedisit, Klesti Çela!

4 Mars 2026, 10:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: I dhunuari, Fatmir Meta/ Dhunuesi, Klesti Çela

Drejtori i Mjedisit në IKMT, Klesti Çela është shpallur në kërkim pasi dhunoi në zyrë Fatmir Metën, drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Klesti Çela, i njohur si kunati i Ergys Agasit, e ka dhunuar Metën së bashku me tre persona të tjerë.

Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.

Njofimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Klesti Çela, pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Meta, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni.

Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Kujtojmë se, pas kësaj ngjarje drejtori i IKMT, Afrim Qendro ka shkarkuar nga detyra Klesti Çelën.

Vendimi për shkarkimet është marrë në koordinim me kreun e Inspektorateve, Dashnor Sula.


Video