
Integriteti i KPA-së në provë, do të lërë në fuqi shkarkimin e d...
7 Korrik, 22:47Fokus
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams ka pritur sot dhjetra shqiptarë në zyrën e tij, pak përpara nisjes së paradës së famshme të organizuar nga “Rrënjët Shqiptare” dhe me pjesëmarrjen e mijëra bashkëkombësve.
Të stolisur me simbolet kombëtare, me ngjyrat e flamurit, me veshjet e larmishme tradicionale dhe me plisin (qeleshen) e famshme në kokë, qindra shqiptarë kanë nisur të mblidhen në “Central Park West 81st”.
Si çdo vit janë garantuar të gjitha masat në bulevardin ku do të kalojnë mijëra shqiptarë me këngë e valle, teksa pjesëmarrja edhe sot pritet të jetë e lartë.