Kapet me cigare dhe pije kontrabandë në Kakavijë, arrestohet 57-vjeçari nga Elbasani

2 Shtator 2026, 10:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Produktet e sekuestruara

Një 57-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në flagrancë në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonte, policia gjeti një sasi të konsiderueshme cigaresh, pije alkoolike dhe mallra të tjera të futura kontrabandë.

Sipas policisë, sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj shtetasit A.P. rëndojnë akuzat për “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”.

"Në zbatim të planit të Masave për luftën kundër trafiqeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në Pikën e Kalimit Kufitare Kakavije, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e llojit autoveturë, e markës "Ford", u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme paketa cigaresh të markave të ndryshme, pije alkolike birrë, si dhe mallra të tjera te cilat ishin futur kontrabandë. Në lidhje me këtë ngjarje u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.P, i dtlindjes 14.08.1969, banues në Bradashesh, Elbasan, për vepren penale per "Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë" dhe "Kontrabanda me mallra të tjerë", parashikuar nga neni 172 e 174 i Kodit Penal", thuhet në njoftimin e Policisë.


Video