Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mirush Kabashi është një nga aktorët më të pëlqyer të publikut shqiptar, ku iu ka fituar zemrat me rolet nga më të ndryshmet në filma apo shfaqje teatrale.
Së fundmi, Mirush Kabashi ka bërë një urim për bashkëshorten e tij, e cila ka festuar ditëlindjen në të njëjtën ditë që përkon me 35-vjetorin e martesës.
“Dy gëzime në një ditë! Ditëlindja jote: Edhe 100 vite të tjera e dashur Lola! Dhe 35 vjetori i martesës sonë: Jetofshim e gëzofshim së bashku… e pse jo… edhe “Martesën e Arte”(50 vjetorin)!!!,”- shkruan artisti krah fotos. Ndërkohë që tregon se i ka dhuruar edhe një buqetë të madhe bashkëshorte së tij, Lola.
