Ikën Sala, a po piketohet Gentjan Asllanaj nga Rama për ministër të Shëndetësisë?

2 Shtator 2026, 13:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama dhe Gentjan Asllanaj

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga mediat disa javë më parë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sala e ka komunikuar vendimin gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë, duke i dhënë fund një mandati relativisht të shkurtër në krye të një prej dikastereve më të rëndësishme të qeverisë.

Në dijeni për largimin e Salës që nga fillimi i muajt gusht, kryeministri Edi Rama flitet se ka piketuar zëvëndësuesin e ministres Sala, për t'i besuar drejtimin e një prej degëve më të ndjeshme, problematike dhe kryesore të qeverisjes. Sipas burimeve, një prej prej emrave në tavolinën e Ramës si pretendent për ministër Shëndetësia është mjeku i njohur Gentjan Asllanaj, një menaxher dhe njohës i sistemit shëndetësor, sidomos QSUT-së.

Gentjan Asllanaj, pedagog në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, drejtues i platformës 'Podcast me Doktorin' dhe drejtor ekzekzekutiv i organizatës më të madhe në Ballkan 'Brainstorm' për organizonimin e aktiviteteve shkencore, trajnimeve dhe konferencave multidisiplinare për studentë dhe profesionistë të fushave mjekësore, mësohet se ka marrë një propozim për ministër Shëndetësie.

Sipas burimeve, Asllanaj i përket linjës së një ish ministre të rëndësishme të qeverisë Rama, e cila me sa duket është interlekutorja mes Ramës dhe Asllanajt.


Video