I riu në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 persona

10 Korrik 2025, 11:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Renis Dobra

Policia e Matit ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Të shoqëruarit janë persona që më herët kanë pasur konflikte me viktimën. Ata kanë thënë se problemet që kishin me 23-vjeçarin i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit. Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia.

Ekspertiza paraprake ka nxjerrë se 23-vjeçari Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar. 

Sipas ekspertëve, i riu ka humbur jetën nga asfiksia, çka përforcon pistën se ai është mbytur me qëllim.

Plagët e gjetura në trupin e viktimës janë shkaktuar gjatë rënies së automjetit në humnerë, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore po kryhet nga një grup prej tre mjekësh, të cilët janë angazhuar për të përcaktuar me saktësi rrethanat e vdekjes.

Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sipas burimeve, në Gjermani, nga ku ishte deportuar pak muaj më herët, ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike. Këtë aktivitet dyshohet se po e vijonte së fundmi edhe në qytetin e tij. Në vendin tonë 23-vjeçari nuk ka precedentë të theksuar kriminal, por i dyshuar dhe hetuar për vjedhje banesash.


Video