Është ekstraduar nga Gjermania 29-vjeçari Adrian Pikli, ish-oficer i RENEA-s i akuzuar nga SPAK si pjesëmarrës në një atentat.
Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar "Revanshi" me akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Pikli akuzohet se ka bashkëpunuar me anëtarë të fisit Reçi në atentatin që iu krye Preng Gjinit në 15 Shtator 2020, rreth orës 18.50, në vendin e quajtur ura e Nishrak-ut, ku shënjestra mbeti i plagosur rëndë.
Roli i Piklit dyshohet se ka qenë sigurimi i lëdës plasëe.
NJOFTIMI I INTERPOL:
Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i akuzuar nga GjKKO, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit.
Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u ekstradua shtetasi A. P., 29 vjeç.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.