“Era e trupave ndihej që jashtë”, detaje TRONDITËSE nga ngjarja në Mallakastër: Dy vëllezërit u gjetën…

3 Shkurt 2025, 14:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ismet Zenelaj

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Mallakastër, ku dy vëllezër të moshuar u gjetën të vdekur në banesën e tyre.

Kryeplaku i fshatit Çorrush, ku ndodhi ngjarja, ishte i që gjeti viktimat të pajetë në shtëpinë e tyre dhe lajmëroi policinë.

Ismet Zenelaj ka treguar se një nga vëllezërit u gjet i pajetë në korridorin e shtëpisë, teksa tjetri ishte disi i zhveshur. Sipas tij, një prej të moshuarve nuk lëvizte nga shtrati për shkak se ishte i sëmurë.

“Ata kanë qenë të moshuar dhe njeri prej tyre nuk lëvizte. Kur vajta në banesë, dera ishte e mbyllur, dhe mora një shkallë ku munda të shihja nga dritarja. Njëri prej tyre kish rënë në mes të korridorit ndërsa tjetri paksa i zhveshur, por nuk arrita t’i dalloj mirë. Era e trupave ndihet edhe jashtë banesës,”  ka thënë Zenelaj, duke theksuar se mund të kenë ndërruar jetë prej disa ditësh.

Dy vëllezërit jetonin të vetëm dhe mbështeteshin vetëm nga pensionet e pleqërisë.

Video