EMRI+FOTO/ Shpërthimi i bombolës së gazit në Korçë, ndërron jetë në spital 34-vjeçari

19 December 2022, 19:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI+FOTO/ Shpërthimi i bombolës së gazit në
Taulant Konica

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 34-vjeçari Taulant Konica, i cili mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit pasditen e së shtunës në banesën e tij në fshatin Vashtëmi të Maliqit.

Ai kishte djegie të shumta trupore dhe nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke mbyllur sytë përgjithmonë mesditën e sotme në spital.

Bashkë me atë, mbetën të plagosur edhe babai i tij, Refat Konica, 59 vjeç, si edhe kunati i tij shtetasi A. M., 40 vjeç. Burime nga spitali bëjnë me dije se Refat Konica është në gjendje të stabilizuar, ndërsa 40-vjeçari në gjendje shumë të rënduar me edema post-djegie.

Kur ndodhi ngjarja pasditen e të shtunës, ata u dërguan fillimisht në spitalin e Korçës, por mjekët vendosën t'i dërgojnë me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi kishin pësuar djegie të rënda trupore.

Bombola e gazit dyshohet se ka plasur nga pakujdesia në banesën e Refat Konciës.



Video