EMRI/ Në kërkim prej dy vitesh për TRAFIK DR*GE, ekstradohet i shumëkërkuari!

20 Prill 2025, 13:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Agustin Lleshi, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike, është ekstraduar në Shqipëri.

Lleshi ishte në arrati që prej vitit 2023, kur Gjykata e Lezhës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, ngjarje e ndodhur pranë mbikalimit të Rrëshenit dhe goditur nga Policia vitin e kaluar.

Interpol Tirana njoftoi finalizimin e një operacioni ekstradimi nga Zagrebi në Shqipëri, të Agustin Lleshit, 51 vjeç, lindur në Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Zagrebi, një shtetas me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Lezhës, për prodhim/shitje narkotikësh. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Kroaci, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. Ll., 51 vjeç, i lindur në Lezhë.

Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit.

Video