Detaje nga pengmarrja dhe zhdukja e Eglant Koçit/ Dalin pamjet nga strofka e "Mand dhelprës", kamera e shqyer dhe me njolla gjaku!

11 Qershor 2026, 16:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armand Shakaj

Eglant Koçi, 34-vjeçari i zhdukur që prej 4 qershorit, frekuentonte shpesh lokalin e mikut të tij, Armand Shakaj, 41-vjeçari që prej ditësh ka marrë arratinë.

Dera e kyçur dhe askush nuk ndodhet në lokal. Mbi tavolina janë akoma shishet e ujit, të palëvizura nga aty, bashkë me sende të tjera.

Ngjitur me lokalin është kjo derë, e cila të çon në katin e dytë, me vetratë të rrethuar xhami, ku gjenden edhe biznese të tjera.

Në pamjet e siguruara nga VoxNews, shihet një derë krejt ndryshe nga të tjerat që janë prej xhami.

Dera e ambientit që prej disa muajsh ishte në përdorim nga Armand Shakaj, duket e blinduar dhe e montuar me profile metalike të salduara.

Policia po heton në dy pista për shkaqet e ngjarjes. E para për tregun e kriptomonedhave dhe e dyta për para me fajde, të cilat deri më tani janë të paplota.


Video