Aplikoi te platforma “deputeti që duam”, Andi Memeti shpërblehet me post zëvendës-ministri

20 Mars 2025, 21:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Andi Memeti

Andi Memeti, kandidat i Partisë Socialiste nga platforma “Deputeti që duam” është emëruar zëvendës ministër i Financave.

Ai është emigrant prej vitesh në Britani, ku ka punuar në një bankë të nivelit të dytë aty.

Pasi aplikoi në platrofmën socialiste, duket se ai është shpërblyer me një post zëvendësministri, pak para zgjedhjeve parlamentare.

VENDIMI:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Video