29 Nëntori, Ambasada e SHBA-së: Koha për të nderuar sakrificat

29 Nëntor 2024, 10:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasada e SHBA-së: Koha për të nderuar sakrificat

Ambasada Amerikane ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit nga forcat fashiste.

Përmes një mesazhi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se është kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri”, shkruhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

29 Nëntori, Ambasada e SHBA-së: Koha për të nderuar

Video