Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës.
Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur shtetasi 65-vjeçar Frrok Lleshi. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
"Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", njofton Policia.