Balluku drejt dorëheqjes? Në kafe me ministrat socialistë! Ja çfarë u tha gjatë largimit

2 Nëntor 2025, 14:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balluku drejt dorëheqjes? Në kafe me ministrat socialistë! Ja çfarë u tha gjatë largimit

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është parë në një kafene në kryeqytet pasi kreu homazhet në ceremoninë e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano.

Në foto, Balluku shihet e shoqëruar nga një grup socialistësh, ndër ta ish-ministrja dhe aktualisht kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja si dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Pas përfundimit të kafesë, Balluku është parë në ambientet e jashtme të lokalit duke biseduar me Ogerta Manastirliun, teksa grupi tjetër i ish ministrave dhe ministrave socialistë kanë qëndruar për rreth 20 minuta në këmbë duke i pritur.

Siç mëson Voxnews.al, në një moment, një prej tyre i është drejtuar Ballukut duke i thënë "Po ikim ne", ndërsa ajo ia ka kthyer "Ikni se do ju mbledh për kafe". Ndonëse është e paqartë se çfarë ka nënkuptuar Balluku me shprehjen "do ju mbledh për kafe", duke qenë se sapo ishin çuar nga një e tillë, duket se kjo është më tepër një metaforë për zhvillimet që presin të ndodhin.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, Balluku u thirr në SPAK, ku zyrtarisht iu komunikua se është e pandehur me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, lidhur me procedurën për tunelin e Llogarasë. Po atë ditë, menjëherë pas thirrjes në SPAK, Balluku shkoi në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video