Punonjësit e task forcës në Pogradec kërcënohen nga një person i armatosur (Emri)

2024-04-25 15:45:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Punonjësit e task forcës në Pogradec, të cilët kishin shkuar në fshatin Buzhaishtë të Mokrës për të verifikuar personat me ndihmë ekonomike, janë konfliktuar dhe kërcënuar nga një person i armatosur.

Personi i identifikuar si Spartak Çela, i cili rezulton edhe i shpallur në kërkim, u ka dalë para punonjësve të task forcës në momentin që ata i janë afruar banesës për të kryer detyrën, ndërkohë që njeri prej punonjësve ka konstatuar se Çela mbante një armë tip pistoletë.

Çela debatoi me shoferin e task forcës, me pas persona të tjerë kanë ndërhyrë për ti qetësuar dhe punonjësit janë strehuar në një prej familjeve të fshatit.

Mësohet se Çela është larguar dhe po kërkohet nga forcat e policisë që kanë mbërritur në fshat dhe po krehin zonën.

Spartak Çela është shpallur në kërkim 2 vite më parë, pasi ka plagosur në një lokal në Velcan një shokun e tij.

Pas ngjarjes Çela mundi ti shpëtonte policisë dhe prej dy vitesh rezultonte në kërkim.

Video