Biznesmeni i njohur paraqitet në SPAK

19 Shkurt 2025, 09:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gentjan Sula

Biznesmeni Gentjan Sula paraqitet në SPAK.

Gentian Sula me vendim gjykate, për zbatimin e masës së sigurisë, e ka paraqitjen para SPAK ditën e premten.

Dyshohet se Sula është marrë në pyetje sërish sot. 

GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Masat janë caktuar për të njëjtën çështje për të cilët u arrestua kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tenderë të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.

 


Video